spot_img

“Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese”- Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë

spot_img

Djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti, këtë të shtunë e ka vizituar gjyshin e tij në Burojë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një postim në rrjete sociale.

“Sot, me gjyshin, muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese.

E shtunë me diell në Burojë!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Edhe ish-presidenti Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë që rreth katër vjet, në të kaluarën ka postuar shpesh nga vizitat që ua bënte prindërve të tij në Burojë.

Lexo edhe:  Ndërron jetë mësuesi Gani Sejdiu nga Klina e Poshtme e Skenderajt
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x