spot_img

Rrahmani e Pacolli takojnë myftiun Tërnava, e falënderojnë për qëndrimet e veprimet

spot_img

Eman Rrahmani dhe Selim Pacolli, kandidatë për deputetë nga radhët e Koalicionit për Familje, kanë takuar myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën.

Në një njoftim, Rrahmani ka treguar se ka falënderuar Tërnavën për qëndrimet dhe veprimet.

Kemi takuar me kënaqësinë më të madhe Myftiun e Republikës së Kosovës Naim Ternava.

Shprehëm konsideratën e lartë dhe falëderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat janë plot dinjitet.

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti e bekoftë Bashkësinë Islame të Kosovës!” – ka shkruar Rrahmani.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA