U raportua për një rrahje të rëndë midis dy familjeve që ka ndodhur mbrëmë në një fshat afër Drenasit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku sipas tyre, katër persona janë arrestuar.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete. Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri.
Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/