Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Qamil Kukaj.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit përmes një telegrami ngushëllues.
Në reagimin e saj, Sindikata vlerësoi kontributin dhe përkushtimin e Qamil Kukajt gjatë shërbimit në Policinë e Kosovës, duke theksuar se puna dhe angazhimi i tij do të mbeten në kujtesë me respekt dhe mirënjohje.
“Me respekt dhe mirënjohje do ta kujtojmë kontributin dhe shërbimin e tij në Policinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.





