spot_img

Rrahja mes anëtarëve të një familje në Kraikovë të Drenasit: Këta janë babai dhe dy djemtë që u përleshën me 49-vjeçarin

spot_img

Një mosmarrëveshje në mes të disa familjarëve në fshatin Krajkovë të Drenasit eskaloi të dielën pasdite në përleshje brutale. Tre persona në njërën anë janë rrahur me një tjetër, të gjithë nga familja Buzaku.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që përfunduan në pranga të Policisë janë R.Buzaku (75) me dy djemtë e tij, I. Buzaku(42) dhe F. Buzaku(44), si dhe i dyshuari me të cilin u rrahën, T.Buzaku (49).

Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit, si dhe bashkëshortja e të dyshuarit T.Buzaku, e cila ka tentuar t’i ndalojë të dyshuarit

Palët e përfshira kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali mëson se Policia ka sekuestruar një armë zjarri, shkop druri e disa fishekë dhe po ashtu janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku po ashtu është gjetur edhe një armë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Shkelje flagrante në projektin për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pezullohet tenderi 3 milionësh
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x