spot_img

Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka tronditur kryeqytetin të enjte. Tre persona, mes të cilëve figura të njohura publike dhe zyrtarë komunalë, janë vënë në pranga nën dyshime të rënda për falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme lidhur me tjetërsimin e pronave. Insajderi ju sjell detajet.

Në qendër të këtij aksioni është Liridon Restelica, rreth 42-vjeçar, i njohur për publikun si ish-kryeshefi i ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Bashkë me të, Policia ka arrestuar sipas Sinjalit edhe Fitim Sertolli, zyrtar në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prishtinës si dhe Ndriçim Sogojeven.

Ky grup dyshohet se ka bashkëpunuar në një skemë komplekse për manipulimin e dokumenteve pronësore, duke dëmtuar interesin publik dhe privat.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit kanë mësyrë katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve dhe zyrat e Kadastrit në Komunën e Prishtinës.

Gjatë këtyre bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale që dëshmojnë stilin luksoz të jetesës dhe mjetet e përdorura për veprimtarinë e dyshuar: Veturë Audi Q7 (2017) – Vlera rreth 40,000 euro, veturë Skoda – vlera rreth 38,000 euro, orë dore Rolex si dhe pajisje teknologjike: 5 telefona, 4 USB, laptop dhe një HDD i jashtëm.

Po ashtu janë sekuestruar edhe dosje të shumta pronësore që dyshohen si pjesë e skemës së manipulimit.

Ky aksion vjen si vazhdimësi e një hetimi që ka nisur muaj më parë. Më 25 shkurt 2026, për të njëjtin rast ishin arrestuar edhe dy persona të tjerë, Mihajlo Milovanovic dhe Zhelko Jagodic.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi

Lajmi i fundit
LAJME TJERA