Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një rast i tillë i ka ndodh edhe një 13 vjeçares nga Malisheva, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur nha familjarët e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se ajo është gjetur me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.
Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për t’i kapur personat e dyshuar, me ç’rast të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin.