Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar debatin mbi armët ilegale në vend, duke theksuar se problemi nuk është posedimi i armëve, por individët që i keqpërdorin ato.
Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se armët kanë një rëndësi të veçantë për shqiptarët dhe nuk duhen parë si rrezik.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në Kosovë ka një debat të gjerë mbi nevojën për ashpërsimin e ligjeve për posedimin dhe mbajtjen e armëve, pas vrasjeve që ndodhën brenda tri ditësh.
- Advertisement -