Ragip Xhaka, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, sonte ka takuar veteranët e Zonës Operative të Llapit, heronjtë e gjallë të kombit.
“Sot pata nderin të takohem me veteranët e Zonës Operative të Llapit, heronj të gjallë të kombit tonë. Diskutuam për angazhimin e mëtejshëm në ruajtjen e vlerave të luftës, nevojën për përkujdesje më të madhe ndaj tyre dhe përkrahjen që ata meritojnë”, ka shkruar Xhaka.
Ai ka shtuar se dëshira e tij si deputet, është që të punojë pa u lodhur për përmirësimin e kushteve për veteranët dhe për të siguruar që historia e tyre të njihet dhe vlerësohet siç duhet.
Xhaka në listën e PDK-së kandidon me numër 34, numrin që në fanellë mban djali i tij, ylli i futbollit ndërkombëtar, Granit Xhaka.