spot_img

Qytetarja nga Drenasi e fiton rastin në Gjykatë ndaj Ministrisë së Financave për të marrë pensionin e moshës dhe pensionin e familjeve të viktimave civile të luftës

spot_img
spot_img
spot_img

Një qytetare nga komuna e Drenasit e ka fituar rastin në Gjykatën e Prishtinës ndaj Ministrisë së Financave për të marrë pensionin e moshës dhe pensionin e familjeve të viktimave civile të luftës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Nazmi Sallahu përmes një njoftimi në Facebook.

Avokati ka thënë se për 10 vite një e drejtë e mohuar tani u realizua.

“Pensioni i moshës është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore ex specialis, dhe si e tillë ketë të drejtë duhet ta gëzoj çdonjeni qe arrinë moshën e pensionit, pavaresisht se a është perfitues i ndonjë pensioni te kategorive te dalura nga lufta e fundit sipas Ligjit Nr. 04/L-054 Për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”- ka shkruar ai.

Sipas vendimit të publikuar nga Sallahu, Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim për të aprovuar në tërësi kërkesëpadinë e paditëses.

Ndërsa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve detyrohet t’ia kompensojë pensionin bazik të moshës nga 15.09.2016 deri më 17.11.2025, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh.

Sipas këtij vendimi, pas kësaj kohe paditësja gëzon të drejtën e garantuar me ligj që të paguhet në baza mujore për dy skemat pensionale, atë bazë si dhe pensionin e Familjeve të Viktimave Civile të Luftës, në shumën e cila do të jetë e aplikueshme për këto lloj pensioni.

Më 28.10.2025, Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar nenin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Financave dhe Transfereve (MFTP) me të cilin kërkonte dëshmi të ATK-së nga veterani që nuk është në marrëdhënie pune si kusht që të fitohet pensioni i plotë si veteran.

“Në këtë kontekst, Gjykata vlerëson se kërkesa e Ministrisë për paraqitjen e dokumentit të lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e përcaktuar në udhëzimin kontestues që dëshmon se veterani “nuk është në marrëdhënie pune”, si kusht për përfitimin e kompensimit, është në kundërshtim me rregullimin e ri ligjor”- thuhet në njoftimin që e ka bërë Gjykata Supreme më 28.10.2025.

Katër paditës kishin kërkuar nga Gjykata Supreme që të vlerësojë ligjshmërinë e udhëzimit administrativ të MFTP-së, për veteranët e UÇK-së që aplikonin për pension të veteranit.

Ndryshimet ligjore kishin ngjallur dilema nëse një person që është në marrëdhënie të punës mund të jetë përfitues i shumës totale të skemës pensionale si veteran.

Kujtojmë se me 10.01.2025, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 243-të të saj, aprovoi rritjen e përfitimit dhe pensioneve për dëshmorët, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA