spot_img

QKUK-ja ndalon tri kategori automjetesh që të parkohen në oborrin e saj

spot_img

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se është marrë vendim që autoambulancat e spitaleve private, automjetet që bartin kufomat dhe veturat e taksive nuk do të lejohen të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti i shërbimeve emergjente dhe të lehtësohet lëvizja e qarkullimi brenda oborrit të QKUK-së.

“Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA