spot_img

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, burri në Skenderaj përfundon në Polici

spot_img

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Një rast i tillë është zbuluar dje rreth orës 20;40 në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj , ku Policia ka marrë informacione që një person ka ekspozuar armë në një fotografi të postuar në rrjete sociale.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet me dije se pas veprimeve hetimore, është arritur që të identifikohet i dyshuari, i cili është. është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Policia njoton së nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë pa fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  𝐍𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐌𝐅 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x