spot_img

Policia Ushtarake e FSK-së realizon kursin bazik, ngrit kapacitetet e saj

spot_img

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është realizuar kursi bazik për Polici Ushtarake të organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, dhe realizuar në bashkëpunim me Instruktorët e Policisë Ushtarake.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë mbi ligjet, rregulloret dhe aktet tjera në fuqi si dhe aspektin praktik të ekzekutimit të detyrave të PU-së.

“Pjesëtarët gjatë trajnimit janë validuar në detyra të Policisë Ushtarake, si patrullime, ndalesa në trafik, reagimi ndaj mjeteve shpërthyese, menaxhimi i turmave, menaxhimi i kampit të robërve të luftës, neutralizimi i gjuajtësit aktiv.

Komandanti i Policisë Ushtarake nënkolonel Besnik Selimi ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe me këtë rast në bazë të vlerësimit nga instruktorët janë ndarë çmimet: çmimi Akademik gjatë trajnimit Bazik për Policinë Ushtarake për OR3 Idriz Hoti dhe çmimi instruktor i dalluar për OR6 Faton Muli”.

 

Lexo edhe:  Dita e veteranit, Mehaj: Komandanti heroik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x