Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore. Në shumë raste vajzat e mitura nga martesat e hershme bëhen edhe nëna.
Një rast i tillë është raportuar edhe në Skenderaj, ku një e mitur ka deklaruar se bashkëjeton me një burrë, rast për të cilin janë në dijeni edhe familjarët e tyre.
Vajza e moshës nën 16-vjeç sipas njoftimeve nga Policia po bashkëjeton me personin e moshës madhore që nga viti i kaluar.
- Advertisement -