Policia e Kosovës, ka njoftuar se vetëm të dielën në qytetin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë , janë ndalë 11 motoçikleta për kundërvajtje.
Sipas PK-së 9 prej tyre janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme, ndërsa dy persona nuk kanë poseduar dokumentacion për prejardhjen e motoçikletave.
“Vetëm gjatë ditës së djeshme në qytetin e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, janë ndaluar (11) motoçikleta për shkak të kundërvajtjeve të shkaktuara në trafik, ku ndaj (9) kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba për shkak të kundërvajtjeve: pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë mbrojtëse. Ndërsa ndaj (2) kundërvajtësve të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për prejardhjen e motoçikletave do të vazhdoj procedura doganore dhe procedurat tjera ligjore”, thuhet në komunikatë.
Sipas PK ky aksion është zhvilluar në kuadër të Planit Operativ “Sezoni veror 2023” dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve./teve1.info