Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut i ka kthyer prapa rreth 15 vetura, të cilat me simbole shtetërore e kombëtare tentonin të lëvizin në këtë pjesë të qytetit.
Ky plan operativ u zhvillua të shtunën, më 12.09.2026, në ditën kur u mbajt “Marshi për Liri” në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, nga ora 14:00 nëpër sheshet e Prishtinës.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili tha se “kjo u bë në mënyrë që të shmangen situata që mund të nxisin provokime”.
Të njejtin plan operativ, Policia e kishte zhvilluar më 28.11.2025, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
FOTO: Kallxo




