spot_img

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 600 gjoba trafiku në 24-orët e fundit

spot_img

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se mbi 2 mijë e 600 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 46 aksidente, 12 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 34 prej tyre vetëm me dëme materiale.

Lexo edhe:  Gazeta franceze, “Le Monde”: Kurti është afër fitores në betejën për kontrollin e veriut
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x