spot_img

Policia e Drenasit e zë në flagrancë një person duke e shitur një revole- ja si ndodhi rasti

spot_img

Një person është arrestuar në Drenas derisa po e shiste një revole tek dy persona të tjerë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se revolja është sekuestruar ndërsa ndaj të dyshuarit është hapur rast për “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve”.

“Më 19.08.2024 pas pranimit të një informate se një person i dyshuar është duke shitur një revole, i njëjti është identifikuar dhe është sjellur në stacion policor. Lidhur me rastin pistoleta është sekuestruar, ndërsa dy persona të dyshuar pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./DrenicaOnline/

Lexo edhe:  Haradinaj: Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë të njëjtin fat historik
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x