spot_img

Poklek i Ri: Kapet me armë pa leje në veturë

spot_img

Gjatës mbrëmjës së 21 prillit, Policia në Drenas, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 20:00, në Poklek të ri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.

Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA