spot_img

“Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër” – flet familjari i të ndjerës

spot_img

Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin para mediave ka folur njëri nga familjarët e gruas së vrarë në Vushtrri.

“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë”.

“Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë” – ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

Prokuroria e ka konfirmuar se në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA