Edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga armët e zjarrit në orët e mbrëmjes në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i parë është regjistruar rreth orës 19:30.
“Sot rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Zyrtarja për informim nuk dha më shumë detaje për vendin e ngjarjes apo nëse është arrestuar dikush.
U bë e ditur se aktualisht hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodh pas orës 22:30.