spot_img

Plagosen dy persona, i përfshirë në incident edhe një zyrtar policor

spot_img
spot_img
spot_img

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor, i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

“Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe IPK-ja. Dy të dyshuarit pas ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt janë dërguar në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin janë sekuestruar dy armë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA