Petrit Hajdari, kandidati me numrin 51 nga Partia Demokratike e Kosovës, u mirëprit me entuziazëm në lagjen Nika të Gllanasellës, ku shpalosi programin progresiv të partisë, të ndërtuar për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt nevojave të qytetarëve. Takimi u organizua me përkushtim nga Bekim Nika, i cili u lavdërua për angazhimin dhe kontributin e tij të palodhur.
“Gllanasella është më shumë se një vend. Është simbol i qëndresës dhe sakrificës. Sot, ne e nderojmë këtë trashëgimi duke sjellë një program të ri që fuqizon qytetarët dhe e bën Kosovën më të mirë,” tha Hajdari.
Duke falënderuar banorët për mikpritjen dhe përkrahjen, ai përsëriti se vizioni i PDK-së është i bazuar në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e çdo zone për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë.
Me sloganin “Kosova mundet më mirë!”, ky takim u kthye në një moment shprese dhe optimizmi për të ardhmen.