spot_img

Petrit Hajdari: Veteranët janë damari i lirisë që pulson ende sot në Kosovën tonë

spot_img
spot_img

Petrit Hajdari, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka theksuar rëndësinë e veteranëve në historinë dhe jetën e përditshme të Kosovës. Në takimin e sotëm, ai i ka quajtur veteranët “damari i lirisë që pulson ende sot në Kosovën tonë” dhe “historinë e gjallë” që duhet të nderohet dhe respektohet gjithmonë.

“Kombe të tëra s’e kanë këtë fat, që t’i shohin e njohin nga afër njerëzit që e bënë historinë. Ne jemi jashtëzakonisht me fat dhe këtë duhet ta kemi parasysh gjithmonë,” tha Hajdari.

Ai theksoi rëndësinë e trajtimit dinjitoz të veteranëve dhe prezantoi propozime konkrete për mirëqenien e tyre. Sipas tij, programi i PDK-së përfshin mundësinë e punësimit të rregullt të veteranëve pa prekur pensionin e tyre, si dhe garantimin që ata të mos përballen me zgjedhjen mes pensionit të pleqërisë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA