GËNJESHTRAT NUK KANË VEND NË DRENAS
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, z. Petrit Hajdari në vitin 2007 ka qenë asambleisti më i votuar në nivel vendi dhe në strukturat e rinisë ka dalë çdo Kuvend me numër maksimal të votave.
Në 3 palë zgjedhje nacionale ka qenë kandidati më i votuar në komunën tonë. Është zgjedhur anëtar i Kryesisë së PDK-së me vota të Këshillit Drejtues. Këto informacione nuk i ka, apo nuk dëshiron t’i ketë, vetëm ai që fatkeqësisht s’ua ka idenë procedurave dhe demokracisë.
I vetmi kandidat i emëruar që nuk i është nënshtruar asnjëherë proceseve zgjedhore brenda PDK-së në asnjë nivel është Lladrovci. Procesit zgjedhor partiak themeluesi i iniciativës me qëllim përçarjen e PDK-së i është nënshtruar vetëm në AAK.
Është e pabesueshme që dikush si themeluesi i iniciativës përçarëse t’i ligjërojë kujtdo tjetër për çkado që lidhet me demokracinë. Kur PDK e emëronte atë, s’kishte problem me emërim. Tani që nuk e kanë emëruar, por e kanë zgjedhur me votë demokratike Petrit Hajdarin, i nisi britmat e klithmat e humbjes dhe tentoi ta përçante PDK-në e bashkuar si kurrë më parë.
Askush s’ka pasur nevojë ta largojë nga PDK-ja, sepse në çastin e parë që nuk i është përkëdhelur egoja, ka ndërmarrë hapin e përçarjes duke i shërbyer forcave kundër PDK-së që e duartrokasin nga Prishtina, saktësisht VV-së. Nuk do t’ia dalin asnjëra palë. PDK në Drenas ka histori e nuk thyhet. Ata që e dëshirojnë këtë thyerje, e kanë kot.
Qytetarët nuk jetojnë me raporte e statistika në letër. Ku tema janë fjalët, mund ta quash veten kampion. Sa i përket veprave, qytetarët jetojnë me mungesën e ujit, problemet në shëndetësi, mungesën e transparencës (përveç të folurit për transparencë).
Askush nuk ju ka nxjerrë nga partia. Keni dalë vetë sepse nuk e duron egoja juaj humbjen e gares për kandidat. Për këtë, duke ia bërë argatin VV-së, keni tentuar ta çani PDK-në.
Sa i përket zyrave, e ftojmë themeluesin e iniciativës së përçarjes të mos bëjë drama. Bashkëngjitur i gjeni pamjet e demolimit për të cilin folëm, sepse në PDK flitet VETËM me fakte. Si i kanë marrë dhe si i kanë dorëzuar zyret drejtori dhe disa zyrtarë komunalë të tij.
Për lokacionin, PDK nuk e pyet askënd, e aq më pak juve, se ku duhet t’i marrë zyrat.
Kaq e kishim me ty. Tani meqë nuk do fushatë dhe garë fer, shpif e bërtit sa të duash. Nuk e marrim më mundimin të merremi me ty. Qytetarët e kanë të qartë kush është gënjeshtari dhe cilat janë faktet.
Mund të të lëmojë qeverisja qëndrore ashtuqë ta dëmtosh PDK-në në vatrën e saj. Por, ti e di çka të pret me 12 tetor, prandaj s’i ndal akuzat e shpifjet.
Të kanë parë qytetarët e s’ka forcë që të shpëton me 12 tetor.
I respektojmë qytetarët e Drenasit ashtuqë të merremi me problemet e tyre dhe jo me ty.
Ne do ta bëjmë fushatën siç i ka hije PDK-së e do ta bëjmë Drenasin siç i ka hije qytetit. Të tjerat mbeten klithma të parëndësishme.





