spot_img

Petrit Hajdari: PDK-ja po merr përkrahje të jashtëzakonshme në Obiliq dhe mbarë Kosovën

spot_img

Petrit Hajdari ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryetarin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Obiliq, Haki Mjeku, dhe ish-kryetarin e degës së PDK-së, Hysni Mjeku. Në fokus të diskutimeve ishin energjia dhe përkushtimi i madh që po shfaqin qytetarët ndaj programit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili po mirëpritet në çdo vend.

Në një deklaratë të tij, Hajdari theksoi: “Me njerëz kaq energjikë dhe të gatshëm për kontribut, Kosova e ka të sigurt që mundet më mirë. Do të bëhet, sepse e duan qytetarët.”

Partia Demokratike e Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit të propozuar Bedri Hamza dhe kryetarit Memli Krasniqi, po përçojnë mesazhin e ndryshimeve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në vend. Përkrahja nga aktivistët dhe qytetarët është një dëshmi e qartë se Kosova është gati për një kapitull të ri.

Kosova mundet më mirë!

#PDK131 #bedrihamzakryeminister01✅

Memli Krasniqi 02✅
#PetritHajdari51✅

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA