spot_img

Petrit Hajdari 51: Zabeli dhe Korrotica e Ulët i bashkohen vullnetit për transformimin e Kosovës

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të përhapë vizionin e saj për një të ardhme më të mirë, duke fituar mbështetje të fuqishme nga qytetarët në mbarë vendin. Kandidati Petrit Hajdari, me numrin 51, vizitoi fshatin Zabel dhe Korroticën e Ulët, ku u prit me entuziazëm nga banorët që po i bashkohen masivisht fushatës për ndryshim.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe përkrahje të jashtëzakonshme, Hajdari theksoi se rrugëtimi drejt një Kosove më të mirë kërkon përkushtim dhe bashkim qytetar.

“Zabeli dhe Korrotica e Ulët janë dëshmi e qartë se qytetarët duan dhe besojnë në vizionin tonë. Me këtë mbështetje, jemi të bindur se do t’ia dalim të realizojmë transformimin e Kosovës,” tha Hajdari.

Ai vlerësoi angazhimin e qytetarëve dhe shprehu bindjen se me programin përparimtar të PDK-së, Kosova do të përparojë në çdo fushë.

“Është gjithmonë kënaqësi të ndajmë mesazhin e përparimit dhe vizionin për një Kosovë më të mirë. Kjo vendosmëri është çelësi i suksesit tonë,” përfundoi ai.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e angazhuar për të ndërtuar një qeverisje të drejtë dhe efikase, duke forcuar shpresën dhe besimin tek qytetarët.

#PDK #bedrihamzakryeminister #MemliKrasniqi2 ✅ #PetritEHajdari51 ✅

 

 

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA