spot_img

Petrit Hajdari 51 në Shtuticë: Mesazhi i PDK-së po përhapet anembanë Kosovës

spot_img

Petrit Hajdari, kandidati i PDK-së me numrin 51, vizitoi fshatin Shtuticë, ku mesazhi i partisë kumboi fuqishëm, ashtu si në mbarë Kosovën. Në këtë takim të ngrohtë me qytetarët, Hajdari theksoi gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar misionit për një Kosovë më të mirë, duke siguruar se PDK-ja është po aq e vendosur për të përfshirë të gjithë në këtë vizion.

Ai kujtoi sakrificat e banorëve të Shtuticës, një vend që ka dhënë dëshmorë, martirë dhe ka vuajtur shumë për lirinë e Kosovës. Hajdari theksoi se Kosova është vend i të gjithëve dhe për të gjithë, duke premtuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.

“Kosova mundet më mirë!” – ishte mesazhi përmbyllës i takimit, duke e bërë të qartë se vizioni i PDK-së mbështetet në përkushtimin për zhvillim dhe mirëqenie për çdo cep të vendit.

#PDK131

#BedriHamzaKryeministër

#PetritHajdari51

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA