Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku të dielën në fshatin Marinë të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, e autoritetet policore kanë dalë në vendngjarje.
Po hetohen rrethanat e aksidentit.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar pesë persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
- Advertisement -