spot_img

Përfundojnë punimet në klinikën e Urologjisë

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në klinikën e Urologjisë.

Vitia me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është rritur numri i sallave, si dhe javë vendosur filtër zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore.

Kompletohet Urologjia

Pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda në klinikë model.

Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës.

U vendosën:

Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore
Hepafiltera

Sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes

Vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë

Lexo edhe:  Kurti: Kërkojmë nga partnerët të bëjnë presion ndaj Beogradit për t’i çmontuar bazat operative rreth kufirit tonë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x