spot_img

Pensionohet njëra nga puntoret më të respektuara në Komunen e Skënderajt, Azize Ramadani

spot_img

Sot është pensionuar njëra nga puntoret më të respektuar të komunës së Skënderajt. Bëhet fjalë për Azize Ramadani, e cila shërbeu në shkollen e mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj.

Në ditën e pensionimit kolektivi i shkollës kishte organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse.

 

Postimi nga Shkolla Anton Çeta:

Urime pensionimi e nderuara Azize Ramadani!

Me këtë rast, duam të shprehim mirënjohjen e thellë për vitet e punës dhe përkushtimit tuaj në shërbim të shkollës sonë. Puna juaj e palodhur, përkushtimi dhe buzëqeshja juaj kanë lënë gjurmë të paharrueshme në këtë institucion.

Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për ne, për pastërtinë dhe rendin që gjithmonë e keni siguruar, duke kontribuar në një mjedis të ngrohtë dhe të mirëpritur për të gjithë.

Tani, është koha për të pushuar dhe për të shijuar frytet e punës suaj. Ju uroj shëndet të mirë, lumturi dhe momente të bukura me familjen dhe miqtë tuaj.
Pensionimi juaj është një fillim i ri – qoftë plot me gëzime dhe paqe!

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, drejtoria e Shkollës!

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA