spot_img

Pensionohet komandanti i Gardës Kombëtare të FSK’së, Naim Haziri

spot_img

Është pensionuar komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që tha se Hazirit i është ndarë medalja “Shërbim i shquar”.

Me rastin e pensionimit të Komandantit të Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, sot i kam ndarë Medaljen, Shërbim i shquar”, me motivacion për shërbim të jashtëzakonshëm dhe meritor në Forcën e Sigurisë së Kosovës.”

Maqedonci i ka shprehur mirënjohje të lartë Hazirit për kontributin dhe sakrificën në Luftën Clirimtare dhe për angazhimin në TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Në pritjen e veçantë, i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin dhe sakrificën e madhe të tij në Luftën Çlirimtare, si dhe për angazhimin e pandërprerë në TMK, FSK dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Pensionim të qetë, shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë Gjeneral!”

Lexo edhe:  Për të shmangur vjedhjet kur jeni larg shtëpisë gjatë verës, ndiqni këtë “rregull të thjeshtë”!
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x