spot_img

Peci në Llaushë të Skenderajt: Bujqve iu kemi dhënë dinjitetin e munguar me dekada

spot_img

Ministri i Bujqëisë, Faton Peci ka qenë në Llaushë të Skenderajt ku është pritur nga Mirsad Rrecaj.

Peci me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se ai u shpreh mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës.

“Në Llaushë të Skënderajit më priti  Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.”, u shpreh Peci.

Ai tha se serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.

“Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.”, ka thënë minsitri Peci.

Peci u shpreh se krahas përkushtimit i kanë dhënë dinjitetin e munguar me dekada bujqve.

“Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada.”, përfundoi ai.

Lexo edhe:  Video / Digjet një shtëpi në Shalë të Lipjanit
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x