Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka hyrë në një polemikë në Facebook me një nga prodhuesit vendorë. Ai e ka etiketuar Qumështoren Drena si “përfitues të milionave të taksapaguesve”.
Kjo kompani, i ka shkruar një koment ministrit Peci, rreth njoftimit të këtij të fundit për Festivalin e Gastronomisë në Gjermani.
“Ministër unë jam nga Skënderaj, mund të bëhem pjesë e festivalit?”, ka pyetur faqja e zyrtare e Drenas.
Ministri Faton Peci ka kthyer komentin, duke e akuzuar kompaninë se ka marrë miliona nga shteti.
Kompania ka reaguar sërish duke lënë të kuptohet se edhe ministri Peci mund të hetohet në të ardhmen.
“Kujdes se edhe ju një ditë do të jeni objekt hetimi dhe se mbetet të shihet “pastërtia” e juaj personale”, thuhej në komentin e prodhuesit vendor ndër të tjerash.
Ndërsa ministri ia ktheu me ironi: Me ketë kujdes më ke frikësu goxha shumë, hiç se di a dal nesër në punë.