spot_img

Pas 45 vite punë, pensionohet Fahri Uka: Infermieri që, kur e kërkoi atdheu veshi uniformën e UÇK-së, dhe në liri u shërbeu qytetarëve me shërbime mjekësore

spot_img

Fahri Uka është figurë e njohur në qytetin e Mitrovicës.

Përveç se infermier, ku punoi për 45 vjet, dhe si ish-asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ai njihet edhe për virtytet e larta njerëzore që ka dhe si patriot i madh.

Për Ukën, i cili në zgjedhjet e vitit 2019 kishte kandiduar për deputet, ka pasur vetëm vlerësime pozitive nga njerëzit që e njohin më mirë.

Fahri Uka, përveç si humanist dhe punëtor i ndershëm, njihet edhe për shërbimin që ka kryer gjatë luftës së UÇK-së, duke shëruar plagët e dhjetëra ushtarëve.

Ai, kur e kërkoi atdheu, veshi uniformën e UÇK-së, ndërsa patriotizmin e tij në liri e vazhdoi duke i shërbyer qytetarëve.

Pas 45 vjetësh punë dhe angazhimi si infermier, detyrë që e kreu me pasion, kënaqësi dhe nder, dhe ku kaloi nëpër sfida të ndryshme gjatë këtyre viteve, i erdhi koha e pensionimit.

“”E falenderoj çdo njërin nga zemra, familjen, kolegët, shokë e dashamirë per respektin dhe mirësjelljen gjatë këtyre viteve. Ishte dhe do mbetët kënaqësi gjithmonë të jemë në shërbim tuajin për aq sa shëndeti dhe Zoti të ma mundësoj do me keni pranë me plot vullnet dhe pa përtesë” ka shktuar Uka.

Infermieri mitrovicas në postimin e tij njoftues ka shkruar se ky vend ka pasur, ka, dhe do të ketë gjithmonë gjenerata që do të kontribuojnë me nder dhe faqebardhë në çdo sfidë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA