spot_img

Pamje terrori nga Policia në familjen Dvorani/ Avokati Gazmend Halilaj ngrit kallëzim penal ndaj Policisë

spot_img

Avokati Gazmend Halilaj ka ngritur kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve policorë, të cilët sipas tij, kanë shkaktuar terror ndaj familjes Dvorani duke i dëbuar me forcë nga shtëpia e tyre pa asnjë urdhër gjykate, shkruan GazetaKosova.net

Halilaj ka theksuar se kjo ngjarje nuk ndodh as në mesjetë dhe se familja Dvorani sot gjendet nën qiell të hapur, pa mundësi për të marrë ushqime apo veshmbathje për fëmijët dhe të moshuarit mbi 90-vjeçarë.

Sipas tij, kjo familje është në posedim të ligjshëm të truallit dhe shtëpisë për më shumë se 70 vjet, dhe se nuk ekziston asnjë aktgjykim, aktvendim i formës së prerë apo padi gjyqësore nga ndonjë palë kundërshtare.

“Uniforma e Policisë që dikur u pagua me gjak, sot po keqpërdoret nga njerëz të etur për të shkaktuar terror”, u shpreh Halilaj, duke theksuar se nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ai ngre alarmin mbi shkeljet ligjore dhe njerëzore të kësaj ngjarjeje, duke pyetur nëse ekziston ndokush që mendon për jetën e fëmijëve që janë dëbuar me forcë nga shtëpia e tyre e vetme.

Halilaj e përmbyll reagimin e tij me zotimin se do të kërkojë drejtësi për familjen Dvorani dhe ndëshkim të atyre që shkaktuan, sipas tij, dhunë dhe terror pa asnjë bazë ligjore.

Shkrimi i plotë:

Miq: Ngritem Kallzim penal, ndaj zyrtarve Policor qe shkaktuan TERROR, në familjen Dvorani, duke i nxjerrur dhunshem nga shtepia tyre – PA URDHËRES TË GJYKATËS

Kjo nuk ka ndodh as në mesjetë.

Kjo familje sot është jashtë- në qiell të hapur -, pasi Policia,nuk po i lejon ti marr as ushqimet e as veshmbathjet e fëmijve dhe pleqëve afër 90 vjeq.

Ketë shtepi dhe truall, kjo familje e ka në posedim për me shumë se 70 vite, dhe jo vetem qe s’ ka Aktgjyim apo Aktvendim të formes se prerë, por NUK ka asnjë padi në Gjykatë nga pala kundert.

A ka dikund njerëz qe mendojn për jetën e fëmijve?, të cilet me Dhunë u nxorën befas nga shtepia e tyre e vetme, në kundershtim jo vetem me Ligjet, por edhe me anën njerzore.

Unë jam Gazmend Halilaj dhe nuk do të ndalem derisa Shaktuesit e Dhunës dhe Terroorit të nxirrën para Drejtësisë, dhe ta paguajn shtrenjët Terrorin qe shkaktuan kesaj familje pa asnjë Urdheres nga Gjykata.

Uniforma e Polcisë qe dikur u pagua me Gjak, sot keqpërdoret nga njerëz të ETUR për të shkaktuar Terror, tek një familje qe mezi i’ a delë të mijetoj.

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA