spot_img

Osmani uron Pashkët: Kjo festë na kujton fuqinë, shpresën e besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, raproton Gazeta Sinjali.

Osmani ka shprehur urimet më të mira për paqe, gëzim e dashuri në familjet e besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi dhe shprese për një të ardhme më të mirë.

“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje! Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë. Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, thuhet në urimin e Presidentes.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA