Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu është drejtuar me një mesazh mërgimtarëve në kohën ku shumë kosovarë që punojnë në vende të ndryshme të Evropës po bëjnë gati valixhet për të ardhur në pushime në Kosovë.
Osmani nëpërmjet një videoje në Facebook, vlerësoi lart mërgimtarët, duke thënë se bujaria dhe përkushtimi i tyre për atdheun është i jashtëzakonshëm.
Tutje, presidentja tha se përvojat, aftësitë dhe perspektivat e mërgimtarëve janë tejet të çmueshme
- Advertisement -