🛑Drenasi krenar me gjeniun e vogël të matematikës!
Onart Gjoshi shkëlqen në Olimpiadën Ndërkombëtare TIMO në Turqi! 🏅
Në mesin e 35 shteteve nga mbarë bota, nxënësi i talentuar nga Drenasi, Onart Gjoshi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën prestigjioze të matematikës – TIMO 2025 – Grand Final, duke u renditur:🥉 Vendi i 3-të në botë
Ky është një moment krenarie për komunën tonë dhe një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve tanë.
Komuna e Drenasit e përgëzon Onartin për këtë arritje madhështore dhe do të vazhdojë të mbështesë nxënësit e suksesshëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe ekselencës.
Onarti është nxënës i klasës së katërt në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, ku vazhdon mësimin me përkushtim dhe rezultate të mira.
Urime Onart — je inspirim për gjithë gjeneratën e re të Drenasit! 🩵