spot_img

Oficeri i FSK-së nga Mitrovica, Krenar Voca, bashkë me ushtarakë tjerë përfundojnë me sukses trajnime Specialistike në Republikën e Turqisë

spot_img

Në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Stamboll me sukses të lartë përfunduan “Kursin e Oficerit të Shtabit” Kapiten Atdhe Hasani dhe Kapiten Krenar Voca.

Puna dhe përkushtimi i tyre u vlerësua duke u renditur Kapiten Atdhe Hasani si oficeri më i mirë ndërkombëtarë dhe Kapiten Krenar Voca oficeri i dyti më i miri nga oficerët ndërkombëtar, në këtë kurs pjesëmarrës ishin oficer nga gjashtë shtete të ndryshme të botës.

Ndërsa në Komandën e shkollës Veterinare Ushtarake në Gemlik të Bursës janë certifikuar pjesëmarrësit e kurseve specialistike për K9 në fushën e kërkim-shpëtimit, minave, bombave dhe eksploziveve, këtë trajnim nga Forca e Sigurisë e kanë përfunduar me sukses OR5 Faik Haskuka, OR4 Fitim Zulfaj, OR3 Valdrin Sada dhe OR3 Laurent Muçolli, vlen për të theksuar se OR4 Fitim Zylfaj ka përfunduar përveç kursit specialistik edhe kursin për Instruktor të K9.

Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë po ndihmonë FSK-në në ngritjen dhe avancimin profesional të ushtarakëve nga Kosova në fusha të ndryshme ushtarake.

Lexo edhe:  Legjenda e Hendbollit Shpend Bogiqi Shpall Pensionimin, pas një karriere të lavdishme si Mesimdhenes, Trajner dhe Puntor në Komunën e Drenasit
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x