spot_img

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë

spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një nënë nga Podujeva ka lindur katërnjakë.

“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçe, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Shpërthen bombola e gazit,pronari i fabrikës së ujit në "Junik" dhe bashkëshortja e tij vdesin tragjikisht në bjeshkë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x