spot_img

Një ish-pjesëtar i FSK’së i arrestuar, grup terrorist- drejtori i Policisë jep detaje për shtatë të dyshuarit lidhur me vrasjen e rreshterit Lika

spot_img

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se dyshimi për motivin kryesor lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Likaj është detyra e tyre zyrtare.

Në konferencën e ftuar për media, Hoxha ka bërë të ditur se shtatë të arrestuarit kanë të kaluar kriminale lidhur me vepra terroriste, shkruan Insajderi.

Ndër të tjera, ai shkurtimisht bëri të ditur se njëri nga ta ka qenë ish-pjesëtar i FSK’së.

“Është një person i arrestuar që ka qenë ish-pjesëtar i FSK-së, jo që është. Është një armë me leje që është konfisku, pastaj duhet shikuar”, ka thënë Hoxha ndër të tjera.

I njëjti ka konfirmuar edhe për arrestimin e një 18-vjeçari.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA