Nexhmedin Spahiu ka njoftuar për një tjetër takim politik në Beograd.
Kësaj here ai është parë me Petar Miletić, ish-nënkryetar i Parlamentit të Kosovës (2011–2014), i cili aktualisht mban pozitën e sekretarit ekzekutiv në Partinë e Qytetarëve të Lirë – një forcë opozitare në Serbi.
Spahiu ka publikuar një fotografi nga takimi me Miletić, duke rikthyer në xhaketën e tij edhe stemën me flamurin e Kosovës, të cilën nuk e kishte mbajtur në disa prej paraqitjeve të tij të fundit publike.
- Advertisement -