Më 16 prill 2025, shënohet 26-vjetori i rënies heroike të dëshmorëve Mehdi dhe Sylejman Bytyqi, si dhe përvjetori i masakrës së tmerrshme ndaj qytetarëve të pafajshëm të Gllanasellës nga forcat serbe. Këto dy ngjarje tragjike e njëkohësisht të lavdishme, na rikujtojnë çmimin e madh të lirisë që gëzojmë sot.
Aktivitete përkujtimore që zhvillohen:
🔴• Ora 11:00 – Homazhe dhe vendosje kurorash në nderim të dëshmorëve Mehdi dhe Sylejman Bytyqi.
🔴• Ora 12:00 – Homazhe në Gllanasellë në nderim të martirëve të masakruar nga forcat serbe.
🔴• Ora 20:00 – Finalja e turnirit tradicional sportiv, që bart emrin e dëshmorëve Mehdi dhe Sylejman Bytyqi.
Forcat serbe, më 16 prill 1999, kryen mizori të paimagjinueshme në Gllanasellë. Më shumë se 70 martirë e dëshmorë u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Një nga rastet më tronditëse ishte masakrimi i Tafil Ali Nikës, 82-vjeçar, të cilit ia prenë kokën dhe e lanë të ekspozuar pranë rrugës, në një akt barbarie që sot mbetet i gjallë në kujtesën kolektive të popullit tonë.
Krimet nuk harrohen. Krimet nuk vjetrohen.
Lavdi përjetë dëshmorëve Mehdi e Sylejman Bytyqi!
Lavdi martirëve të Gllanasellës!
Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë!