spot_img

Nënshkruhen 101 kontrata me fermerë përfitues të makina për spërkatje e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial

spot_img

Nënshkruhen 101 kontrata me fermerë përfitues të makina për spërkatje e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial

Të premten, në Sallën e Kuvendit të Komunës, janë nënshkruar 101 kontrata me fermerët përfitues sipas shpalljes publike, të cilët janë përfitues të makinave për spërkatjen e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial.

Ky është një projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Drenasit dhe Islamic Relief.

Më poshtë gjeni edhe postimin e kryetarit Lladrovci me rastin e nënshkrimit të këtyre kontrave me bujqit e Komunës së Drenasit;

Subvencionet për bujqësi, kurrë nuk janë të mjaftueshme për bujqit e zellshëm, por, brenda kufijve e mundësive buxhetore, po e bëjmë më të mirën e mundshme.
Projekti për zhvillimin e bujqësisë i cili mbështetet nga Islamic Relief USA, në bashkëfinancim me Komunën e Drenasit, kemi nënshkruar kontrata me 101 bujq përfitues të makinave për spërkatjen e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial.
Për këto spërkatëse, kishte 133 aplikantë, por, Komisioni sipas dokumentacionit dhe kushteve për subvencionim, ka përzgjedhur 70 përfitues. Ndërsa për shpërndarëse të plehut artificial kishte 38 aplikantë, prej tyre përfituan 31 bujq sipas vlerësimit të komisionit komunal për subvencionet në bujqësi.
Falënderojmë Islamic Relief USA për përkrahjen e bujqve tanë të cilët nëpërmjet këtyre pajisjeve sigurojnë qëndrueshmërinë dhe kushtet më cilësore të prodhimit bujqësor.

Lexo edhe:  Provokimi me grafite në veri, Agim Musliu: Po ndodh sikurse para sulmit të Banjskë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x