spot_img

Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

spot_img

Në qytetin Winterthur të Zvicrës është bërë përurimi i xhamisë shqiptare “Winti”.

Bashkësia Islame e Kosovës, në një njoftim për media, thotë se drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Winti” në Winterthur të Zvicrës.

Në këtë manifestim, përpos besimtarëve të shumtë, morën pjesë edhe përfaqësuesit komunalë dhe fetarë të Winterthurit, si dhe përfaqësues nga bashkësitë fetare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori Simnica uroi dhe përgëzoi të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e kësaj xhamie, duke ua kujtuar atyre se kjo xhami është një vend i shenjtë, ku besimtarët tanë do ta gjejnë paqen shpirtërore.

Me këtë rast, drejtori Simnica, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ia dorëzoi një mirënjohje Kryesisë së xhamisë “Winti” në Winterthur të Zvicrës për kontributin dhe angazhimin e dhënë me rastin e ndërtimit të kësaj xhamie. /Telegrafi

Lexo edhe:  Pamje të Drenasit siç nuk i do askush
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x