spot_img

Në QKUK mungon ilaçi që ua rregullon frymëmarrjen foshnjave të lindura para kohe

spot_img

Në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është duke munguar ilaçi me të cilin trajtohen foshnjat e lindura para kohe dhe të cilat kanë probleme me frymëmarrjen. Nga SHSKUK kanë deklaruar se klinika do të furnizohet këtë javë.

Foshnjat e lindura para kohe zakonisht përballen me probleme të ndryshme për shkak të mos zhvillimit të plotë të organeve. Në disa raste këto foshnje pësojnë apnea, një gjendje pauze e frymëmarrjes për 20 ose më shumë sekonda, shkruan Gazeta Shneta.

Për të reduktuar këtë gjendje mjekët injektojnë një ilaç të quajtur ‘Caffeine citrate’. Ky ilaç përveç që redukton shpeshtësinë e apnesë, rrit edhe suksesin e heqjes së foshnjës nga intubimi në ventilator.

Ky ilaç është në Listën e Barnave Esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përdoret në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare, ku trajtohen foshnjat e lindura para kohe. Por tash e disa ditë është duke munguar për shkak të mungesës së furnizimit.

Shërbimi Farmaceutik i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar kanë thënë se furnizimi është bërë i rregullt por se sipas tyre sasia është shpenzuar para kohe për shkak të rritjes së numrit të pacientëve. Nga ky shërbim kanë thënë se ilaçi pritet të vijë këtë javë.

“Barnatorja Qendrore ka bere furnizimin e rregullt te  Klinikes se Neonatologjise sipas planifikimit,furnizim ky qe eshte hargjuar para kohe per shkak te rritjes se numrit te pacienteve. Gjate javes qe vjen pritet liferimi i produktit ne fjale sipas kerkeses se Klinikes  se Neonatologjise per furnizim shtese”, kanë deklaruar nga ky shërbim.

Në adresë të gazetës pacientë të tjerë janë ankuar edhe për mungesë të ilaçit “Bortezomib” i cili përdoret në Klinikën e Reumatologjisë, porse nga Shërbimi Farmaceutik kanë mohuar dhe kanë deklaruar se ka sasi të mjaftueshme në stok. /Gazeta Shneta

Lexo edhe:  Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x