spot_img

Në Llaushë të Skenderajt gjendet kokainë, thika dhe sëpatë në një automjet

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2025, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sipas raportit policor, rreth orës 01:10, gjatë kontrollit të një automjeti ku ndodheshin dy persona meshkuj kosovarë, njëri i dyshuar dhe tjetri dëshmitar, policia ka gjetur dhe sekuestruar 0.4 gram substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, si dhe dy thika dhe një sëpatë.

Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, pas përfundimit të procedurave, ata janë liruar. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA