spot_img

Në komunën paralele të Skenderajt në veri lëshoheshin dokumente të falsifikuara

spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me mbylljen e komunës paralele të Skenderajt e cila sipas policisë funksiononte në një objekt pronësi e “Trepçës”.

Siç bëhet e ditur, gjatë kontrollit aty janë gjetur dhe konfiskuar dokumente e pajisje që vërtetojnë se nga aty janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

“Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të “Trepçës”, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes vogëlushi Korab Sheremeti
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x