spot_img

Ndryshime në udhëheqjen e dy drejtorive komunale në Drenas

spot_img

Komuna e Drenasit njofton se është emëruar znj. Herolindë Krasniqi në pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe znj. Enkela Dema në pozitën e Drejtoreshës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ky ndryshim vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm për të forcuar më tej performancën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në dobi të qytetarëve tanë.

Znj. Enkela Dema, e cila deri tani ka udhëhequr me përkushtim Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kalon tashmë në krye të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – një drejtori me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe jetën rurale në komunën tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për znj. Anita Avdullahu Dvorani, e cila me profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm ka udhëhequr Drejtorinë për Bujqësi deri më tani, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e sektorit bujqësor.

Urojmë suksese znj. Krasniqi dhe znj. Dema në detyrat e reja, me bindjen se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, transparencë dhe vizion për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA